Një shqiptar nga Kosova dhe disa të rinj serb janë përfshirë në një përleshje fizike në një lagje në Astoria të New York-ut, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
Konflikti nisi pas provokimit të serbëve, të cilët duke brohoritur ‘Kosova është Serbi’ dogjën flamurin e Kosovës.
Ndërkaq shqiptari i identifikuar si Anton Pergjokaj ndërhyri duke kapur flamurin nga dora, ku nisi dhe përleshja.
“Unë isha në makinë kur pashë një grup njerëzish me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur ‘Kosova është Serbi.
Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe në polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, ka thënë Pergjokaj.
Elona Tereziu
18.02.2019