Shqiptari nga Kosova: 420 mijë franga dëm buxhetit të shtetit…
Një 47 vjeçar nga Kosova, identiteti i te cilit nuk bëhet i ditur, është dënuar nga gjykata e Zvicrës me 12 muaj heqje lirie, pasi prej 10 vitesh përfitonte pension invalidideti pa të drejtë. Burri nga Kosova pësoi aksident në 2000 në Zürich-Altstetten. Dhe prej asaj kohe bashkë me bashkëshorten kanë bërë një deklaratë se 47 vjeçari, ishte tërësisht i paaftë për punë e se për të, kujdesej bashkëshortja.
Shqiptari nga Kosova: 420 mijë franga dëm buxhetit të shtetit…
Ai fitoi pension dhe shërbime shtesë në aglomeratin e Cyrihut. Ne vitin 2008 zyra invalidore, vendosi një detektiv privat ndaj tij pas një “ankese” nga një tjetër shtetas i cili deklaroi se 47 vjeçari nga Kosova, zotëronte makina luksoze, udhëtonte vazhdimisht drejt rivierës turke në Egjipt dhe drejt Shqipërisë. Gjithashtu kishte ndihmuar një të afërmin e tij, të ndërtonte një shtëpi. Ndër të tjera ai punonte edhe në të zezë si bodygard gjatë natës.
Dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit zvicerian është 420 mijë franga.
Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
05.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
- Thyen rekord botëror pensionistja 70 vjeçare në maratonë…
- Ahmetaj gëzon pensionistët 4 muaj para: ‘Ja sa shpërblim do të merrni, por duhet të duroni’ …
- Dy vëllezër pensionistë rrihen, njëri arrestohet…