Itali: Shqiptari i arrestuar nga karabinierët, kërcënon të dashurën duke i thënë… o ‘Kur*ë’ nuk ke shpëtim!’, sikur dhe 10 vjet burg të bëj. Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar pasi ka kërcënuar të fejuarën e tij.
Itali: Shqiptari i arrestuar kërcënon të dashurën… o ‘Kur*ë’ nuk ke shpëtim!’
Shqiptari i turret të dashurës para policëve, me thikë. 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u arrestua të hënën e 30 Prillit. Ka qenë e fejuara e tij, dhe kjo shqiptare 24 vjeçe, që ka lajmëruar policinë. Kur autoritetet arritën në vendin e ngjarjes, një dyqan ushqimore të zotëruar nga çifti, kanë gjetur shqiptaren të traumatizuar dhe me një hematomë në krah. Plaga sipas 24 vjeçares, është shkaktuar nga i dashuri i saj gjatë grindjes.

Sipas mediave italiane, ajo është shprehur se i fejuari i saj prej disa kohësh ishte xheloz për të. Madje ai kishte ushtruar dhunë fizike mbi vajzën shqiptare. Ndërsa në dyqan, policia gjeti një thikë kuzhine, që sipas 24-vjeçares, ai e përdori për ta kërcënuar. Sipas mediave italiane, 26-vjeçari e ka kërcënuar të fejuarën e tij dhe në sy të agjentëve të policisë, duke i thënë:
“Ki kujdes me ato që bën… do ta shikosh kur të dal se çdo të të bëj” dhe “K***ë… më fute brenda… jam i gatshëm të bëj dhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”, është shprehur në shqip 26-vjeçari.
E fejuara e tij është shprehur se ka qenë shpesh viktimë e dhunës së tij, kohët e fundit. Por nuk ka shkuar asnjëherë në spital, apo ta denoncojë 26-vjeçarin. Ndërkohë, policia e shoqëroi shqiptarin në rajon, ku zbuluan se ai kishte precedentë të mëparshëm penal për ushtrim dhune.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili