Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi në gjendje të dehur ka dhunuar disa efektivë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin Volos.
Shqiptari, dhunon policët grekë

Mediat vendase shkruajnë se 31-vjecari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll.
Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe i sulmoi menjëherë, duke i kundërshtuar dhe goditur.
31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerët 45 dhe 47 vjeç duke u shkaktuar lëndime fizike.
Ata thërritën për ndihmë patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptarit.
Shoqërimi i tij drejt paraburgimit nuk ka qenë i lehtë.
Sipas shtypit vendas, 31-vjeçari vazhdonte të kundërshtonte.
Sara Mustafa
03.11.2018