Shqiptari i dehur tenton të grabisë bankomatin, por e pëson keq
Shqiptari i dehur
Një shqiptar u arrestua të martën mbrëma në Sheshin Qendror të “Nea Kios” në Greqi.
Siç raportojnë mediat helene, ai ishte në gjendje të dehur kur tentoi të vidhte para në një bankomat.
Ai u dëgjua të bërtiste dhe u pa të thyejë bankomatin me gurë.
Kalimtarët të cilët panë skenën, njoftuan policinë.
Më pas, shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua.
13.12.2017