Çdo vit largohen nga Shqipëria 4 mijë deri në 5 mijë maturantë. Ata zgjedhin të studiojnë jashtë për arsye të ndryshme.
Ku po studiojnë më shumë shqiptarët?
Vendin e pare e zë Italia me 33%, Greqia 11%, Gjermania 3% dhe Britania e Madhe 10 %.
Zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo raporton se vijnë nga Kosova 10 % aplikantë dhe 8% nga Maqedonia.
Të kthyerit që kërkojnë njehsim të diplomës në ministrinë e Arsimit janë dy kategori.
Ata që duan të punojnë në administratë ose ata që i përkasin profesioneve të rregulluara me ligj, si mjekët, juristët, arkitektët, inxhinierit dhe mësuesit.
Këta studentë janë rreth 1700, shkruan top-channel.
Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit për Njehsimin e Diplomave të Huaja procedura zgjat nga 45 ditë deri në 3 muaj.
Në mungesë të përgjigjes nga universitetet e huaja procedura zgjat edhe më shumë.
Por zv.ministri deklaron se pjesën më të madhe të procedurave të njehësimit të diplomës do të ofrohen online që studentët të mos humbasin kohë nëpër zyra.
Vitet e fundit vihet re një prirje në rritje për të studiuar ne Gjermani.
Kjo tendencë do të pasqyrohet në statistika vetëm kur të diplomuarit të kthehen në Shqipëri dhe të kërkojnë ekuivalentim diplome.
Gjithashtu në statistikë nuk do paraqiten as të rinjtë që kanë studiuar teologji kryesisht në vende myslimane.
Për ta njehësimi i diplomës nuk është domosdoshmëri.
Ekuivalentimin e diplomës nuk e kërkojnë as të rinjtë që punojnë në sektorin privat.
www.lajm-shqip.com