Një grup prej tre shqiptarësh është evidentuar dhe janë kapur në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj, ata vidhnin në banesa të qytetarëve italianë. Për momentin janë bërë publikë vetëm inicialet e emrave të tyre.
Shtetasi D.M, 46-vjeçar ishte arrestuar edhe më herët për vjedhje në banesa.
Ai nuk ka ndalur së vjedhuri edhe pas dënimit.
Ndërkohë, dy të rinjtë H.E dhe Z.N, prej tre vitesh kishin njohje me shtetasin D.M, dhe kishin filluar grabitjet në banesa të ndryshme, kryesisht në ato ndërtesa ku banonin të moshuar.
Ata u kapën në një shtëpi në Piazza Ghiaia në mëngjes, ku në banesë iu gjetën objektet e grabitura.
Po ashtu mediat vendase shkruajnë se policia ra në gjurmët e tyre, pasi 46 vjeçari kishte publikuar një selfie në Facebook pas momentit të grabitjes.
www.lajm-shqip.com