Shqipëria ‘shkëmb graniti: E goditën 800 tërmete… e ‘me 7 plagë, po rri n’kamb’… Tërmetet e njëpasnjëshme, vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror. Ndërsa situata ka shkaktuar frikë tek njerëzit.
Shqipëria ‘shkëmb graniti: E goditën 800 tërmete… e ‘me 7 plagë, po rri n’kamb’…
Vazhdonë të dridhet Shqipërinë e Mesme dhe Jugore, në këtë sezon veror. Kjo situatë ka shkaktuar frikë tek njerëzit…Por sizmologët shprehen se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha kanë magnitudë rezonance të shkurtër kohore. Ja si shprehen sizmologët:
“Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte rreth 11 km në verilindje të Peqinit. Ai i datës 4 ishte 5.1, kurse ky 4.7. Kjo diferencë .në magnitudë tregon edhe një diferencë në energjinë e rrezatuar. Pra, nuk është se ka qenë më i rrezikshëm se ai i pari”, u shpreh Edmond Dushi, sizmiolog.
Por sa normale është kjo vazhdimësi lëkundjesh sizmike? Ndërsa tërmeti i djeshëm me epiqendër në Peqin ishte i izoluar, pa lëkundje të tjera pasuese. Ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit dy javë më parë. Ja si përgjigjen sizmologët:
“Shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe. Pra, ka një ligjshmëri, që sa më e vogël të jetë magnituda aq më shpesh i presim ata. Që nga ai moment e deri tani që po flasim janë regjistruar dhe vazhdojnë regjistrohen, por me një intesitet shumë të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë, rreth 820 ngjarje”, tha Edmond Dushi.
Gjithsesi, tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, apo jo. Por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, mund të aktivizohen zona të tjera në vend, tregon sizmiologu.
