“Shqipëria, në listën e zezë të vendeve ku riciklohet paraja e zezë”…
Intervistat e kreut të Qeverisë dhënë për mediat italiane kanë qenë në fokus të emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në News24.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se interesi i gazetarëve italianë vjen, pasi Shqipëria ka një sërë problemesh, duke nisur që nga droga e krimi.
“Ishte një ofensivë e Ramës 24 orëshe për të pastruar imazhin e tij. Sot bandat janë nëpër institucione sepse përfitojnë paratë publike dhe u duket vetja interesantë me termin oligarkë.
Në thelbin e kësaj është Edi Rama me imazhin e tij të shëmtuar. Gazetarët e huaj kanë drogën dhe rrjetet kriminale të cilët kryejnë veprimtaritë kriminale dhe kthehen në Shqipëri dhe riciklojnë paratë e krimit. Shqipëria është në listën e zezë të vendeve ku riciklohet paraja e zezë. Mediat e huaja kanë hallin e vendeve të tyre.
Rama ekspozon më shumë problemin që ka krijuar vetë në Shqipëri. Gazetarët e huaj vijnë ketu sepse ka një problem që u vjen nga Shqipëria sic është krimi dhe droga. Ata po i ofrojnë publikut atë llum që ka krijuar Rama”- tha Bylykbashi.
Erjona Keta
07.03.2019