Shqipëria konsiderohet nga trafikantët e qënieve njërëzore si korridor i hapur dhe i sigurt klandestinëve nga Lindja e Mesme.
Të dhënat zyrtare flasin për një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm të kapur në veri të Shqipërisë.
Shqipëria korridori i hapur për emigrantët sirianë.
Njoftimi i fundit bën fjalë për 26 shtetas sirianë dhe disa marokenë janë kapur në Hanin e Hotit dhe Muriqan.
Ndërkaq zyrtarisht bëhet e ditur se 12 shtetas sirianë janë larguar nga Qendra e Pritjes (QKPA) Babrru në Tiranë.
Pjesa tjetër e të kapurve sipas policisë ka hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër në përreth Kakavijes në Gjirokastër.
Të ndaluarit në Shkodër janë identifikuar dhe intervistuar nga ekspertët e policisë kufitare.
Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes, emigrantët e paligjshëm janë rikthyer sërish në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru.
Statistika zyrtare paraqesin herë pas herë numrin e emigrantëve klandestin të ndaluar në kufirin jogor apo verior.
Mbeten pa u pasqyruar statistikat e emigrantëve klandesitn që i shpëtojnë kontrollit policor dhe përfundojnë në vendet europiane.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani