“Shqipëria, diamanti i Europës”, Meta falenderon blogeren e famshme
Presidenti Ilir Meta, përmes një videoje të publikuar në facebook, ka falenderuar blogeren e mirënjohur Alyne Tamir, për një video që së bashku me të fejuarin e saj i kanë dedikuar Shqipërisë duke e cilësuar si “Diamanti i Europës”.
“Shqipëria, diamanti i Europës”, Meta falenderon blogeren e famshme
Alyne Tamir dhe i fejuari i saj Nuseir Yassin, erdhën në Shqipëri me kërkesë të Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe”.
Çifti është i famshëm për realizimin e videove disa minutëshe në vende të ndryshme të botës, ku në një minutë tentojnë të përmbledhin cilësitë më karakteristike të një vendi. Për Shqipërinë Lyna, tregon se është një vend me njerëz mikpritës, që flasin italisht, një vend ku ka kështjella, bunkerë nga koha e komunizmit. Një vend plot diell e njerëz të mirë.
Presidenti Meta i ka dedikuar këtij videoprezantimi dhe personazheve të tij një falenderim përmes facebook:
“Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan @dearalyne NasDaily”
After doing my research and visiting almost EVERY country in Europe…THIS is my current favorite ? Have you been here? What's yours!?@DEARALYNE (INSTA)JOIN 100k+ women in @Girls Gone Global (by Dear Alyne) to discuss this video and other topics!
Publiée par Dear Alyne sur Vendredi 9 novembre 2018
Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
10.11.2018