Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me homologun egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi. Ai u shpreh i gatshëm për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis vendeve tona.
Meta dhe homologu i tij El-Sisim shprehën mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Kreu i shtetit e ka i siguaraur se investimet egjiptiane janë të mirëpritura në Shqipëri.
“Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse në rajonin e Ballkanit për sipërmarrjet egjiptiane”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Dy presidentët shprehën mbështetjen e tyre për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme si dhe mbledhjen e një Komisioni të Përbashkët Ndërshtetëror për të identifikuar të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit.Presidenti Meta dhe Presidenti El-Sisi vlersuan luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar për të patur një rajon mesdhetarë të qetë.Pas përfundimit të takimit, kreu i shtetit Meta e ftoi Presidentin El-Sisi për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi.
Erjona Keta
25.02.2019