Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së banorëve të Zagorisë të cilët kundërshtojnë shpimet për naftë në zonë.
Në postimin e tij, kreu i Qeverisë shkruan se nuk ndodh që të bëhen shpime nafte në këtë zonë.
Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.
Postimi i plotë:
“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.”
Elona Tereziu
24.01.2019