Një lajm fatlum për qytetarët e Librazhdit. Për hir të mikëpritjes shqiptare, shpëton një qytet i tërë. Tashmë amerikanët do të shuajnë zjarret në Librazhd si shenjë falenderimi për mikpritjen e këtij populli ndaj djalit të tyre.
Librazhd: Shpëtojnë qytetarët, tashmë amerikanët do të shuajnë zjarret dhe të kontribuojnë për zjarrfikëset e këtij qyteti.
Jo pak, por afro 600 mijë dollarë janë dhuruar nga dy shtetas amerikanë. Këto, atë e bir, për Repartin e Zjarrëfikëses. Zanafilla do të niste katër vjet më parë. Ishte njëri prej vullnetarëve të Korpusit të Paqes. Rastësisht do të strehohej në familjen Duro të këtij qyteti një shtetas amerikan. Coryelle, vullnetari që do t’u fliste prindërve të tij për bujarinë dhe respektin e kësaj familjeje shqiptare.

Amerikani ofron çdo gjë falas për zjarrfikëset e Librazhdit.
Nuk ka vonuar shumë vizita e të ati, Jim Coryelle, specialist në departamentin e Zjarrfikësve në Amerikë. Ky i fundit ka bujtur në familjen e Shpëtim Duros, për të parë të birin. Është impresionuar nga kujdesi i kësaj familjeje. Sapo ka mësuar, se kryefamiljari, Duro punonte në zjarrfikëset e këtij qyteti, ka shkuar vetë atje. Nuk e ka dhënë veten, kur ka parë makina të 50 viteve më parë. Ky ka qenë shkaku që ai me të birin ka ndërmarrë nismën e mbështetjes për këtë repart zjarrëfikësesh të rrënuar. Ai do të grumbullonte ndihma financuare në vendin e tij dhe në Angli. Dhe ka mundur të sigurojë dy makina zjarrfikëse si dhe aksesorë të tjerë ndihmës për këtë repart. Ndërkohë u ka kërkuar autoriteteve shqiptare lehtësira doganore, pasi gjithçka do ta bënte falas. Me këtë rast, ky qytet rrit efektshmërinë e ndërhyrjes së repartit zjarrfikës në raste fatkeqsish.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi