Shpëtohet monumenti i kulturës, përfundon faza e parë.Ura e Golikut është një prej urave në qarkun e Korcës që rrezikohej për shembje. Disa ditë më parë ka nisur faza e parë e punimeve të urës. Gjate qëndrimit 2-ditor të qeverisë në Korcë, ministrja Kumbaro ka inspektuar këto punime. Synimi është përforcimi i këmbëve të urës si edhe devijimi i rrjedhës së ujit për ta mbrojtur.
Shpëtohet monumenti i kulturës, përfundon faza e parë

Kjo ndërhyrje në urën e Golikut është financuar nga donatorë privatë. Gjithashtu, ajo është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë. Kjo për shkak se ura e Golikut është ndërtuar mbi lumin Shkumbin në gjurmët e rrugës Egnatia.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj