Shpërthimi në dyqanin e celularëve.
Në rrugën “Qamil Guranjaku”, paraditen e sotme ka ndodhur një shpërthim në një dyqan celularësh.
Pronari i dyqanit është lënduar keq pas shpërthimit të lëndës plasëse të supozuar më parë nga policia.
Është zbuluar se çfarë kishte qenë duke bërë pronari i dyqanit në momentin e shpërthimit.
Ka qenë duke montuar një minë me celular.
Për këtë shkak shpërthimi i fuqishëm e ka goditur atë si mos më keq.
Shpërthimi në dyqanin e celularëve. Pronari po montonte një minë…
Duart i janë prerë, ka dëmtime të mëdha në fytyrë dhe këmbën e majtë.
Rruga “Qamil Guranjaku” ndodhet pranë “Drejtorisë së Higjenës” dhe Ambasadës Amerikane.
Mjekët e Spitalit të Traumës po përkujdesen për 34 vjeçarin.
Gjendja e tij duket tepër e rëndë. Informata të tjera priten në vijim rreth saj.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
12.03.2018