Burrë e grua i kanë shpëtuar mrekullisht atentatit me tritol. Ata po flinin në dyqanin e tyre ushqimor në zonën e Niklës në Fush-Krujë. Ata i kanë thënë policisë se kishin shtëpinë në rikonstruksion dhe kishin kaluar disa netë në dyqan.
• Shpërthim në fshatin e Hakajve të Fushë Krujës• Nuk ka rritje të pensioneve në 2018, vetëm indeksim
Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Meta dhe bashkëshorten e tij, të dy 57 vjeç. Autorët duket kishin dijeni se çifti po kalonte natën në dyqan.
Kjo është hera e dytë që i vendoset tritol dyqanit të Metës në harkun kohor të dy viteve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e dyqanit për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur, citon opinion.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.11.2017, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor të shtetasit G. M. 57 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.