Protesta e studentëve ka tërhequr në masë vëmendjen e politikës.
Kështu, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve të ngujuar në universitete.
Ai është shprehur se kreyministri Edi Rama është polici i shqyer i universiteteve.
“Mbahu kryeministër se u shkëlyve fare,”- shkruan kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së.
Postimi i plotë:
Edi Rama polici i shqyer i universiteteve.
Mbahu kryeministër se u shkëlyve fare.
U lëshove krejt.
U hape i gjithi.
Mbete gjithë jetën vrimave…
Mbete gjithë jetën o pas menderes së horrave ose të policisë.
Të hëngri frika a lumëmadh.
Edhe universitet edhe polici vetëm një fishkëllimë kryeministër mund ta bëjë
Erjona Keta
11.01.2019