Garuesja e “X Factor”-it britanik, Zoe Alexander, ka pësuar një krizë nervore pasi që nuk ka kaluar garën dhe ka përfunduar në stacion policor për shkak të sulmit ndaj producentit.
Imituesja bionde e këngëtares Pink, dukej e qetë gjatë performansës para anëtarëve të jurisëTulisa Contostavlos, Nicole Scherzinger, Gary Barlow dhe LouisWalsh.
Por nuk kishte impresionuar aq shumë publikun me këngën “So What” kështu që anëtari i jurisë Barlow në një moment e kishte ndërprerë duke i thënë që do të duhej të provonte përsëri me ndonjë këngë tjetër.
Por përshtypjemë tëmirë nuk la as pas këngës tjetër “Next To Me” të Emeli Sande. Pasi që dëgjoi komentet negative nga juria, duke qarë kishte hedhur mikrofonin dhe rrëzuar kamerën në dysheme duke pohuar që e kishin urdhëruar që të këndonte atë këngë edhe pse ajo kishte refuzuar.
Në skenë shpejt vrapoi i ati i saj, i cili punon si imitues i Tom Jones, i cili kishte provuar ta qetësonte duke e tërhequr para jurisë përsëri. Por Zoe shpejt filloi të bërtiste në ta duke i sharë dhe kishte braktisur skenën.
“Duan të më paraqesin si të marrë. Edhe pse audicioni ishte në qershor, unë akoma po përpiqem që të pajtohem me atë që ka ndodhur. Më nuk i besoj askujt. Mezi fle, jam bërë si një mbeturinë nervoze”, komentoi Zoe
22.08.2012
Burimi: Koha Net