Shpërthen bombula në Ishëm të Durrësit. Plagosen dy vëllezër…
Një bombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke lënë të plagosur dy vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Ishëm në fshatin e njohur Bizë.
Shpërthen bombula në Ishëm të Durrësit, plagosen dy vëllezër…
Pranë urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy vëllezërit Sokol Prroja dhe Bardhok Prroja. Përkatësisht 45 e 50 vjeç.
Urgjenca e Durrësit i ka dërguar menjëherë për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Të plagosurit janë dërguar në repartin e Plastikës, nga ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Silvi Feimi
21.02.2018