Ish eksponenti i lartë i Partisë Socialistë, Arben Malaj aktualisht larg politkës, ka komentuar situaten politike në vend në emisionin ‘5 pyetjet’.
Ai gjithashtu nuk ka kursyer as kritika të forta ndaj Erjon Velisë.
Malaj u shpreh se Veliaj duhet të bëjë kujdes me deklaratat e tij i cili pretendon se mund të bëhet kryeministër i ardhshëm.
Ndër të tjera Malaj tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të heqë dorë nga arroganca e tij ,
dhe mënyra sesi policia bashkiake po sillet me tregtarët e vegjel në rrugicat e Tiranës.
Pjesë nga deklarata e tij:
“Ju kujtohet kur solli gomerë te Parlamenti kundër ministrit të Arsimit?
Tani mund të ketë një nismë për të çuar derra te bashkia e Tiranës meqë s’ka mbajtur premtimet.
Te Lëvizja Mjaft nuk pati rezultate dhe erdhi te PS për të marrë mandat.
Është problem fakti që marrin një mandat dhe thonë nëpër tavolina që jam kryeministri i ardhshëm.
Të bëjë kujdes me ambiciet që ka.Problemi që ka bashkia e Tiranës është modeli i qeverisjes.
Është arrogant.
Bazohet te numri i gjobave, te sjellja mizore e Policisë Bashkiake që tregon ndaj tregtarëve.
Le të marrim rastin e Astrit.
Ç’është kjo që në mes të dimrit ato familje duhet të lëvizin?
Kanë 80 ditë që protestojnë, por e di çfarë do të thotë që një fëmijë të jetë në protestë?
Pse duhet kjo?
Kur merret një vendim, merret një vendim për impaktin social që shkakton.
Është i ri, por si ka mundësi që mos të dalë një ditë në televizor?
E para, përse e do?
E dyta në kurriz të kujt e bën?
Ato orë televizionet mund t’i përdorin për programe edukimi sesa të shohim Veliajn.
As dua t’ja di fare.
Fati i Veliajt nuk duhet të përcaktohet nga Edi Rama, por nga qytetarët e Tiranës që duhet të votojnë kandidatë të pavarur.
Kur i përcakton kryetari, qoftë majtas apo qoftë djathtas, ata i harrojnë hallet e qytetarëve”, u shpreh Arben Malaj.
Visar Quni
22.01.2019