Shpërthejnë banesat, banorët në panik dhe terror ne fshatin Golik. Punimet në rrugën Qukës – Pllocë kanë sjellë reagimet e banorëve. Janë pikërisht banorët e fshatit Golik të cilët protestuan ditën e sotme.
Shpërthejnë banesat, banorët në panik dhe terror ne fshatin Golik.
Firma private e cila po ndërton rrugën ka kryer disa shpërthime me dinamit. Gjë që ka sjellë shkatërrimin e disa banesave në fshat. Mes lotësh dhe në panik banorët tregojnë momentin e shpërthimit. Ata shprehen të terrorizuar pasi dëgjuan shpërthimin e fuqishëm.
“Sot do të ishte një ditë zie. Fëmijët kanë qënë në gjumë në momentin e shpërthimit. Gurë të mëdhenj ranë në dhomën ku ata flinin.” Këto kanë qënë fjalët e banorëve të cilët theksojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi. Të vendosur ata thonë se do të vijojnë të bllokojnë punimet derisa të merren masa. Punimet e rrugës vijojnë prej shumë muajsh por firma është totalisht e papërgjegjshme.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj