Reperi i njohur Stresi bëhet gjithmonë temë në media për këngët e tij dhe mesazhet që përçon. Ai është shumë i ndjekur dhe i kërkuar edhe në rrjetet sociale. Në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotomontazh qe ka tërhequr shumë vëmendje. Imazhi duket se është një mënyrë proteste kundër qeverisë. Të cilën e akuzon se e ka mbushur vendin me hashash.
Aq sa edhe shqiponjës dy krenare është kthyer në një gjethe hashashi.
Në këtë fotografi ai shfaq simbolin e shqiponjës, figurë të cilën e ka shpërfytyruar. Duke i dhënë një pamje tjetër, atë të bimës së marihuanës.
“Ti Shqipëri, çka më jep?”, ka shkruar Strest. Një imazh i tillë, i cili prek simbolin kombëtar, ka bërë që të të ndahen në mes fansat. Mes atyre që e mbështesin dhe atyre që nuk e mbështesin .
Sido që të jetë, reperi na ka mësuar me stilin e tij kontrovers. Të cilin nuk heziton ta tregojë në çdo paraqitje të tij.

23.01.2018