Edi Rama ke thirrur mbledhjen e kryesisë së PS-së, pikërisht pasi u shpall stina e protestave nga opozita dhe sezonit të shpallur të gjuetisë së “peshqve të mëdhenj”. Siç mësohet Rama do të flasë për ndryshimet në policinë e shtetit. Pritet që të bëhen të ditur disa vendime politike që do të shpallen së shpejti nga qeveria.
Bëhet fjalë për një sërë emërimesh në poste të larta.
Ato u janë rezervuar disa prej ish-deputetëve të PS-së. Por edhe atyre që kanë qenë pjesë e listës mbështetëse të deputetëve që nuk u zgjodhën më 25 qershor.
Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe dy sekretarët e rinj, Teuta Voda dhe Bledi Çuçi. Po kështu edhe kreu i parlamentit Gramoz Ruçi i zgjedhur me votim në Asamble pas ikjes si sekretar i përgjithshëm i PS me marrjen e postit të kryetarit të Parlamentit.
Për Lajm Shqip
Ylli Pata