Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SHQIPERI»Shoqëria civile shqiptare, letër Ban Ki…
Shoqëria civile shqiptare, letër Ban Ki...

Shoqëria civile shqiptare, letër Ban Ki…

9 vite më parë Komento

jeremic lajm-shqipPërmes një letre, shoqëria civile shqiptare i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, duke kërkuar shkarkimin e Presidentit të Asamblesë së OKB-së Vuk Jeremiç.

Shkak është bërë koncerti që Jeremiç organizoi në OKB në datën 14 janar dhe ku si marsh të paqes, vuri pjesën muzikore “Marshim mbi Drin”, e cila ka shërbyer si himn i ushtarëve gjatë krimeve dhe masakrave serbe në Bosnje.

“Që në fillim të marrjes së detyrës, z Jeremiç ka promovuar dhe ka krijuar situata të shumta, të diskutueshme dhe përçarëse, të cilat kanë kulmuar me koncertin e organizuar në 14 Janar 2013, ku pjesa famëkeqe “Marshi mbi Drin” është luajtur në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky akt i shëmtuar është fyes dhe ofendues jo vetëm për popullin martir të Bosnjës dhe Hercegovinës, por të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët ishin viktima të luftërave të përgjakshme nga forcat serbe gjatë procesit të vështirë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e cila kulmoi me gjenocidin në Srebrenicë, krime këto që janë kryer pikërisht nën meloditë e “Marshi mbi Drin”.

Ky akt i pashembullt, i cili në realitet fyen tërë botën, krijon një njollë të rëndë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ajo na zemëron edhe më tej, kur në vend që të kërkonte falje publikisht për këtë akt pështirë, i cila është e vështirë që të pranohet edhe për popullin serb, z. Jeremic, si një fanatik i përkushtuar ideve nacionaliste të Millosheviçit, vazhdon të refuzojë të marrë përgjegjësi, ashtu siç Qeverisë së Serbisë vazhdon të bëjë hije e kaluara, duke vazhduar të mos kërkojë falje për gjenocidin, masakrat dhe dhimbjet që i ka shkaktuar popujve në rajon, boshnjakëve, shqiptarëve e kroatëve.

Akti aktual i zotit Jeremiç nuk është i izoluar dhe aksidental, por një veprim i menduar dhe paramenduar mirë. Ai është vijim i deklaratave të tij famekeqe, në kohën kur sapo mori detyrën në një mënyrë shumë të diskutueshme, si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme. Në një keqpërdorim flagrant dhe mosrespektim të mandatit të tij si President i zgjedhur i Asamblesë së Përgjithshme, z Jeremiç do të shpallte se: “Për sa kohë Serbia kryeson OKB-në, anëtarësimi i Kosovës në OKB, do të ndodhë vetëm kur të kalohet mbi kufomën time”. Në vend që të linte mënjanë retorikën nacionaliste dhe të dhunshme, siç ka bërë çdo kryetar i AP, Z. Jeremiç përforcoi bindshëm idenë se ai ishte krenar të përfaqësonte linjën me agresive të nacionalizmit dhe mendimet e zeza që mbizotëroinë ende në disa qarqe politike në Serbi.

Shkëlqesia Juaj, Tmerret e luftërave nga forcat serbe ndaj boshnjakëve, shqiptarëve dhe kroatëve, njerëzit në Ballkan vazhdojnë ti ruajnë ende të gjalla në kujtesën e tyre. Mijëra njerëz vazhdojnë të jetë të zhdukur dhe nuk kanë ende një varr, ndërsa shumë zyrtarë të lartë të ushtrisë serbe që kanë kryer këto krime janë ende të lirë. Veprimet e zotit Jeremiç, tani në pozicionin e Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme, ngrejnë edhe me më urgjencë çështjen, që bota ka nevojë të njohë dhe pranojë plotësisht atë që forcat serbe kanë bërë në fund të shekullit të 20-të, të njohë dhe pranojë masakrat më të mëdha që bota ka parë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara është duke rritur përpjekjet e veta në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare, ne mendojmë se nuk duhet të tolerohet që, pas këtij akti të urryer që ka ofenduar shumë njerëz dhe që dëmton rëndë reputacionin dhe imazhin e Kombeve të Bashkuara, zoti Jeremiç të vazhdojnë të kryesojnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në emër të shoqërisë civile dhe intelektualëve në Shqipëri, ne ju kërkojmë juve Shkëlqesi që, në përputhje me mandatin që të gjitha shtetet anëtare Ju kanë besuar, të ndikoni që zoti Jeremiç të kërkojë falje publike e zyrtare dhe të japë dorëheqjen nga posti i tij si President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Akti i largimit të Z. Jeremic jo vetëm do të korrigjojë njollën e krijuar në reputacionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe do të shërbejë si një shembull për të gjithë ata ekstremistë dhe nacionalistë agresivë, të cilët përpiqen të abuzojnë dhe shpërdorojnë detyrat e larta që u besohen ”, thuhet në letër.

Letra është hartuar nga Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e mbi 50 organizatave të tjera në Shqipëri, si dhe një grupi gazetarësh.

11.02.2013

Burimi: Gazeta Shqip

albanian news balkanweb ban ki moon gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema kuriozitete lajm lajm shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajmeshqip lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia leter OKB shkarkimi shoqeria civile vuk jeremic 9 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb ban ki moon gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema kuriozitete lajm lajm shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajmeshqip lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia leter OKB shkarkimi shoqeria civile vuk jeremic
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

I burgosuri e fsheh celularin në … prapanicën e tij (FOTO)

Pasardhëse

Mungon avokati, shtyhet për të 200-tën…

Të Ngjashme

Sarandë/ Banesa përfshihet nga flakët, shpëton 13-vjeçarja

Sarandë/ Banesa përfshihet nga flakët, shpëton 13-vjeçarja

Elda Bani 3 vite më parë
Nga Tropoja në shtëpinë e Kadaresë në Gjirokastër…..

Nga Tropoja në shtëpinë e Kadaresë në Gjirokastër…..

admin 3 vite më parë

Rama në tension. A do t’a braktisë sot Tahirin? Ja cfarë ka…

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com