Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LAJMI I FUNDIT2»Shoqata: Transporti në kolaps, bileta e urbanit të bëhet 70…
Shoqata: Transporti në kolaps, bileta e urbanit të bëhet 70 lekë

Shoqata: Transporti në kolaps, bileta e urbanit të bëhet 70…

9 vite më parë Komento

TIRANE – Dyfishim të biletës së transportit urban, rritje të masës së sigurisë për abonetë mujore, sidomos ato të studentëve dhe të përgjithshme. Këto janë kërkesat e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, e cila kërkon të rritet me 40 lekë të reja bileta ditore e transportit urban, pra nga 30 lekë të shkojë 70 lekë. Po ashtu, rritje është kërkuar edhe për biletat mujore. Për këto të fundit, kryetari i shoqatës, Ferdinand Ibrahimi ka kërkuar që të rritet edhe masa e sigurisë, pasi kanë kapur me qindra raste që udhëtojnë me abone të falsifikuara. Gjatë prononcimit për “Gazeta Shqiptare”, Ibrahimi ka theksuar se shtrenjtimi i biletës është i domosdoshëm, pasi transporti urban është në kolaps për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve dhe kostove të tjera shtesë mbi këtë sektor. Ibrahimi pohon se transportit në Shqipëri i nevojitet një rregullator, pasi situata e tanishme është kaotike.

Kërkesa
Shoqata e Transportit Qytetas, i është rikthyer kërkesës për rritje të biletës ditore deri në 70 lekë. Kërkesë kjo e bërë edhe një vit më parë, por që nuk u mor parasysh nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i kësaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi ka bërë të ditur se ata kanë zhvilluar edhe një takim me Bashkinë e Tiranës një ditë më parë për këtë çështje, por edhe për problematikat e tjera që ka sot transporti urban në kryeqytet. Veç të tjerave, një problem që haset sot në transportin urban është falsifikimi i aboneve të studentit dhe atyre të përgjithshme. Kryetari i Shoqatës së Transportit Qytetas, e cilëson qesharak çmimin aktual prej 30 lekësh, pasi sipas tij ka një diferencë të theksuar me vendet fqinje. “Ne kërkojmë që bileta ditore të shkojë 70 lekë. Shtrenjtimi me 40 lekë është i nevojshëm, se transporti është në kolaps. E kemi diskutuar edhe me Bashkinë e Tiranës kërkesën për rritjen e çmimit. Ditën e martë patëm një takim me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, por nuk arritëm në asnjë përfundim. Nuk gjetëm dot gjuhën e bashkëpunimit”, – ka deklaruar Ibrahimi. Një tjetër problem madhor për transportin publik, i ngritur edhe nga “Gazeta Shqiptare”, është abuzimi me abonetë, sidomos ato të studentit. “Kemi kapur me dhjetëra raste që udhëtojnë me abone studenti ndërkohë që janë 50-60 vjeçarë; veç asaj, ka edhe probleme se janë me qindra rastet që i kanë falsifikuar këto abone, pasi u mungojnë masat e sigurisë dhe nuk shiten me karton shoqërues. Kemi handikap në bashkëpunim me bashkinë dhe qeverinë. Këto institucione nuk na kanë pajisur me një dokument që të vërtetojmë kush është student. Të përdoren kartat e studentit për shitjen e aboneve të studentit ose vërtetime që lëshohen nga universitetet”, – sqaroi Ibrahimi. Abuzimi me biletat mujore është një problem i vazhdueshëm, sidomos për kategorinë e studentëve, pasi e vetmja mundësi për të gjetur një të tillë është në treg të zi, ku vlera e saj nga 600 lekë shkon në 800 ose 1000 lekë. Ky problem është ngritur vazhdimisht nga qytetarët, ndaj edhe Autoriteti i Konkurrencës, një muaj më parë ka nisur një hetim për këtë çështje. Rritja e çmimit të biletës së transportit urban, është një vendim që merret me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi më i fundit i qeverisë për rritjen nga 20 në 30 lekë për biletën e transportit urban është marrë në vitin 2008. Normalisht, ky vendim nuk është vetëm për kryeqytetin, por për të gjitha linjat në mbarë vendin, edhe pse kërkesat për rritje të biletave kanë ardhur nga operatorët e Tiranës dhe jo të rretheve. Krahas rritjes së çmimit për transportin urban të Tiranës, shoqata e transportit do të kërkojë edhe rishikim në çmimin e transportit ndërqytetës dhe atë ndërkombëtar.

 

27.02.2013
Burimi: Balkanweb 

albanian news autobuza gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub lajm lajm i fundit lajm shqip lajm-shqip.com lajme lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama shekulli shoqata kombetare e transportit qytetas shqip sociale tema top-channel.tv transport urban 9 vite më parë
admin
Etiketime albanian news autobuza gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub lajm lajm i fundit lajm shqip lajm-shqip.com lajme lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama shekulli shoqata kombetare e transportit qytetas shqip sociale tema top-channel.tv transport urban
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Personi që nisi komisarin drejt spitalit:…

Pasardhëse

Vrasja e Dritan Lamajt, Mark Frroku:…

Të Ngjashme

Përzgjedhja e deputetëve për 23 qershor,…

admin 9 vite më parë

Tiranë, zjarr në bodrumin e një…

admin 9 vite më parë

Sot, vendimi për referendumin e plehrave (nga 2 burime)

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com