William Bruce Jenner apo siç quhet tani, Caitlyn Jenner, është një nga personazhet më të njohur në botë, si pjesë e klanit Kardashian, por edhe për transformimin nga mashkull në femër. Së fundmi, është përfolur gjatë në media se ai është lidhur me transgjinoren 21 vjeçare, Sophie Hutchins, me të cilën edhe do të martohet këtë verë.
Shokon lajmi/ Babai 68 -vjeçar transgjinor i Kylie Jenner martohet me 21- vjeçaren
Marrëdhënia e mohuar fillimisht nga transgjinori 68-vjeçar, me bukuroshen 21-vjeçare nuk është aspak normale. Prandaj edhe reagimet e fansave të Kardashian-ve kanë qenë nga më të shumtat. Gjesti dhe planet e çiftit janë konsideruar anormale dhe një turp se çfarë po ndodh në shoqërinë e sotme.
Transgjinori është babai i motrave Kardshian, ku fillimisht ai ka thënë se marrëdhënia me 21-vjeçaren ka qenë marrëdhënie mama-vajzë, por nuk ka rezultuar kështu nga burimet e afërta të tyre.

Lidhja e tyre u zbulua vitin e kaluar, kur Caitlyn u fotografua në Meksikë gjatë pushimeve me studenten 47 vite më të re, por e mohoi romancën e tyre, duke u shprehur se ishte një marrëdhënie nënë e bijë.
Megjithatë, burime të afërta pranë tyre kanë zbuluar se çifti do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia e dasmës që do të zhvillohet në Malibu, do të jetë mjaft intime dhe deri më tani, Kardashianët nuk janë të ftuar në dasmë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
07.06.2018