Shokojnë modelet në mes të sfilatës, ja arsyeja pse ekspozuan në mënyrë jo normale … Sfilata e markës italiane “GCDS” që u mbajt të shtunën gjatë Javës së Modës në Milano ka lënë pa fjalë shumë njerëz që kanë qenë të pranishëm aty dhe jo vetëm.
Dy modele kanë sfiluar veshur me bluza “crop-top” poshtë të cilave ato tregonin se kishin jo dy, por tre gjinj!
Shokojnë modelet në mes të sfilatës, ja arsyeja pse ekspozuan në mënyrë jo normale …
Megjithatë mos u shqetësoni. Gjoksi i tyre i mesit nuk ishte i vërtetë, por ishte fals dhe i frymëzuar nga filmi “Total Recall”.
Këtë skenë e ka portretizuar aktorja Lycia Naff në filmin e vitit 1990, që luan rolin e një prostitute me 3 gjinj.
Arsyeja përse këto modele ekspozuan këto tre gjinj kishte të bënte me një të ardhme të padëshiruar, që ishte dhe tema e sfilatës dhe frymëzohej nga filmat fantastiko-shkencor.
“Dua t’i flas njerëzve të moshës sime për të ardhmen dhe t’i bëj të mendojnë rreth operacioneve plastike, mungesës së ujit dhe mjedisit. Doja që kjo shfaqje të jetë si një thirrje zgjimi”, tha Giuliano, njëri prej stilistëve.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
25.09.2018