Digjet automjeti në fshatin Belorta të rrethit të Korçës. Në orët e para të mëngjesit shkrumbohet nga flakët makina e emigrantit. Burime nga vendi i ngjarjes thonë se zjarri ka rënë në mjetin tip “Audi”, me targë IBI 4224. Mjeti ka qenë në pronësi të shtetasit D.D, 26 vjeç.
Shkrumbohet nga flakët makina e emigrantit, shkak…

Pronari i mjetit prej kohësh jeton në shtetin grek ndërsa ishte kthyer një ditë më parë. Automjeti ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj