Shkon në Kuvend me Toyota Yaris dhe çanta plot me euro. Partia Demokratike ka ironizuar kapjen e 3.4 milionë eurove në Durrës ditën e sotme në seancën e Kuvendit. Deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkuar në Kuvend me një Toyota Yaris. Ndërsa ka dalë prej saj me disa çanta me euro të imituara.
Shkon në Kuvend me Toyota Yaris dhe çanta plot me euro, ironia…
Mesditen e të dielës në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, e për Partinë Demokratike deputeti Taulant Balla ka një lidhje direkte me shumën e në fjalë. Me futjen e çantave me “euro” në Kuvend, Salinji ka ironizuar duke lënë të kuptohet që paratë që kishin hyrë me mjetet “Toyota Yaris” në Shqipëri ishin të destinuara për anëtarë të Parlamentit.
Adenisa Neziraj
28.06.2018