Shkon në Gjermani si trajner futbolli…përfundon në burg si trafikant droge! Një futbollist profesionist shqiptar, 36 vjeç, me njohje ndërkombëtare, kishte merrë një ofertë si trajner në Regensburg.
Shkon në Gjermani si trajner futbolli…përfundon në burg si trafikant droge
Por si duket oferta e bërë nga klubi futbollistik gjerman, nuk i kishte mjaftuar materialisht shqiptarit. Pasi të martën, 36 vjeçari, i cili ishte edhe prind, duhej të paraqitej përpara Gjykatës, për shkak se akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas akt-padisë, ai ka kryer shpërndarjen për tre kilogram kokainë me vlerë 45 mijë euro. Si dhe dhjetë kilogram marihuanë e 500 gram heroinë me vlerë 33.5 mijë euro. Por si u arrestua trajneri shqiptar? Policia përgjonte që prej nëntorit 2017 një lokal në juglindje të qytetit. Lokali në fjalë, kryesisht frekuentohej nga shqiptarët. Aty mendohej si shitej drogë, shkruan, mittelbayerische.de.

Policia gjermane infiltroi një ‘blerës’, me shifrat e lartëpërmendura, për të rënë në gjurmë të shpërndarësve. Përveç personave tjerë, të cilët ndodhen në paraburgim, gjatë trafikimit të drogës ka qenë prezent dhe futbollisti profesionist. Gjykatësi Dr. Wolfhard Meindl dha një dënim për të pandehurin 2 deri 3.5 vjet burg me kusht që ai të rrëfehet. 36 vjeçari pranoi dhe krahas saj, bëri publik dhe emrat e bashkëpunëtorëve në krim. Por shqiptari erdhi në Gjermani për të punuar në një lokal ku u keqpërdor, për tregti të paligjshme me drogë. Ai e dinte se bëhej fjalë për drogë.
“Por nuk guxonte të vepronte ndryshe, pasi rrezikonte lejeqëndrimin në Gjermani. Procesi gjyqësor vijon akoma.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
30.05.2018