Liga Skromane udhëtoi drejt Indisë për të trajtuar depresionin e saj. Ajo u drogua, u përdhunua dhe në fund iu pre koka, prej dy burrave.
33 vjeçarja me origjinë nga Letonia, prej 5 vitesh jetonte në Dublin të Irlandës. Së fundmi, në muajin shkurt shkoi së bashku me të motrën e saj në Kerala.
Shkoi në Indi për të trajtuar depresionin, u përdhunua dhe u vra nga dy burra.
Ajo shpresonte të trajtohej në një nga qendrat “ayurvedike”, një nga trajtimet mjekësore më të vjetra në botë, ndërsa zona indiane është e njohur për këtë lloj trajtimi.
Disa javë pas mbërritjes në Indi, ajo u largua nga qendra për të vizituar një plazh. Ishte joshur nga dy burra, të cilët e droguan dhe përdhunuan përpara se ta vrisnin.
Trupi i saj i dekompozuar u gjet pranë një pylli në Thiruvallam më 21 prill.
Dy të dyshuar janë në paraburgim.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
04.05.2018