Shkodra vijon të mbetet nën ujë, ndërsa pritet të shpallet emergjenca civile nga qeveria. Reshjet e dendura te shiut kanë përkeqësuar zonat problematike. Deri në këto momente sipërfaqja totale e zhytur nën ujë ka arritur mbi 4118 ha.
Akoma nuk shpallet emergjenca civile nga qeveria edhe pse Shkodra ndodhet ende nën ujë.
Në njësinë Administrative të Dajçit janë përmbytur 1514 ha tokë bujqësore. Situata paraqitet mjaft e rëndë ndërsa kalimi bëhet i mundur me mjete të larta të ushtrisë në rrugën kryesore. Konkretisht rruga Shirq-Darragjat kalohet me varka. Rruga e Pentarit është duke u bllokuar. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe. Situata është emergjente edhe përsa i përket mungesës së klorit. Furnizimi me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Ndonëse bashkia ka bërë një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes për shpalljen e gjendjes së emergjencës, askush nuk ka reaguar. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi në kaskadën e lumit Drin.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj