Studentët në qytetin e Shkodrës pësojnë probleme shëndetësore.
Prej muajsh ata vijojnë të qëndrojnë të ngujuar. Ndërsa kushtet e vështira brenda auditorëve ka shkaktuar probleme shëndetësore tek ata.
Siç shihet edhe në fotot e dërguara nga studentët, gjëndje e tyre duket e rënduar. Shkak kryesor ata bëjnë fikjen e kaldajave.
Temperaturat e ulëta dhe moti i keq ka vështirësuar qëndrimin në ambjentet ku vijojnë të qendrojnë të ngujuar.
Studentët kanë hedhur akuza të renda ndaj drejtuesve të universitetit. Teksa thonë se shkak i shëndetit te tyre është pikërisht mungesa e ngrohjes.
Ata kanë shkuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.
Ledjona Xheladinaj
30.01.2019