Policia në Shkodër arreston autorët e sulmit te trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka, i ‘tradhëtojnë’ kamerat e sigurisë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua 5 dite më parë ndërsa kanë rënë në pranga autorët ditën e sotme.
Burime brenda grupit hetimore bëjnë me dije se fillimisht në pranga ka rënë 21 vjeçari Sehar Xhenje.
Xhenje mësohet se ka qënë drejtuesi i mjetit me të cilin e larguan nga vendngjarja. Pas 5 ditësh hetime blutë e Shkodrës kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë autorët.
Por cfarë i ndihmoi blutë e qytetit të bien në gjurmët e agresorëve?
Kanë qënë pikërisht kamerat e sigurisë në Shkodër që ‘tradhëtojnë’ agresorët.
Këto kamera kanë çuar në kapjen e autorit.
Në pamjet filmike duket qartë momenti kur të rinjtë kanë sulmuar trajnerin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Autori i sulmit është identifikuar 19 vjeçari Nehat Fojleta.
Fillimisht 19 vjeçari nuk e ka pranuar ngjarjen ndërsa pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë.
Policia vijon hetimet për te cuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe porositësin e këtij sulmi.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj