Shkodër: I dha fund jetës pasi doli nga komisariati, hetohen 2 policë… Ditën e djeshme, një 47 vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës, pasi kishte dalë nga Komisariati i Policisë.
Shkodër: I dha fund jetës pasi doli nga komisariati, hetohen 2 policë…
Ardian Kallami u gjet i vetëvarur në banesën e tij në Barbullush në Shkodër. Por familjarët e tij, hedhin dyshime të forta se ky akt u krye pas dhunës së ushtruar nga policia. Gjithsesi, familjratë e Ardian Kallamit, bëjnë përgjegjëse policinë e Shkodrës, për vetëvrasjen e familjarit të tyre. Kjo pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht Kallamin. Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur.

Pasi ka dhënë deponimin në polici, Kallami ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes…Duke firmosur edhe një procesverbal. Por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar nga policët. Në lidhje me këtë rast Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Akuzat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet. Mësohet se nën hetim janë dy efektivë policie që pretendohet se kanë ushtruar dhunë mbi të afërmin e tyre.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
29.05.2018