Grabiti banesën e babait ne bashkëpunim me shokët policia në Shkodër zbardh ngjarjen. Një ditë më parë persona të paidentifikuar vodhën një banesë në qytetin e Shkodrës.
Pas hetimeve intesive policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe dy të tjerë ndiqen në gjëndje të lire. Hajdutët vodhën banesën e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Ndërsa jane gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesë.
Konkretisht janë gjetur 680. 000 Lekë të vjetra, 210 Euro. U gjet rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre celularë. Pas ngjarjes pronari i banesës denoncoi rastin në policinë e Shkodrës.
Kjo e fundit nisi hetimet ndërsa bëri të mundur arrestimin e hajdutëve.
Burime zyrtare thonë se të arrestuarit janë Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe 16 vjecari me iniciale S.J.
Ndërsa janë proçeduar penalisht E. Z. 16 vjec dhe 17 vjecari R.K. Grupi i të rinjve kishin organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Ngjarja në Shkodër është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës.
Kanë qënë dëshmite e hajdutëve të cilët pohuan se gjithçka ishte organizuar nga djali i pronarit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj