Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë plotë 43 vite burg për 4 nga 7 të arrestuarit si pjesë e një grupi, që u vendosen gjoba, bizneseve në Shkodër.
Shkodër: Gati gjysëm shekulli burg, për gjobë-vënësit shkodranë.
Në përfundim të gjykimit, pasi ka marrë në shqyrtim provat Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin. Ndërsa atyre u është ulur ky dënim me 1/3 pasi kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.
Kështu, Krimet e Rënda kanë dënuar me 13 vite burg Muhamet Lici, 9 vite burg Besmit Domnori, si dhe Denis Skutina me 10 vite burg.
Policia pas hetimeve të kryera, vuri në pranga 7 persona, duke përfshirë edhe Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra dhe G.S.
Ata vinin gjoba ndaj bizneseve në Shkodër, dhe kush nuk paguante tarifën e vendosur nga ta, kërcënoheshin deri në mbyllje të aktivitetit të tyre.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili