Shkodër: Arrestohen mashtruesit që shisnin apartamente, ja emrat … Policia e Shkodrës, sot paradite ka arrestuar dy persona të cilët mashtronin me shitjen e apartamenteve. Të ndaluarit janë çifti Rapush dhe Vjollca Hoxholli.
Shkodër: Arrestohen mashtruesit që shisnin apartamente, ja emrat …
Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona pasi akuzohen për mashtrim me shitjen e apartamenteve. Burime nga policia e qytetit më të madh verior, bëjnë me dije se të ndaluarit janë çifti Rapush dhe Vjollca Hoxholli, përkatësisht 75 vjeç dhe 56 vjeçe. Ndërsa në njoftimin e saj, policia e Shkodrës thotë se:
“Ndalimi i këtyre shtetasve, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”. Kjo pasi për t’a dyshohet, se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L.. 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi dhe ai dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpermendur”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ata akuzohen për veprën penale të Përfitimit të shumave monetare, me anë të “Mashtrimit”.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili