Jeta e reth 200 banorëve të fshatit Barmash, në rethin e Kolonjës, rrezikohet nga shkëmbinjtë.
Mbi këtë fshat gjenden shkëmbinj pa bazament, që mund të rëshqasin në çdo kohë. Rrëzimi i tyrë bie direkt mbi banesat e fshatarëve të Barmashit. Rreziku shtohet edhe më shumë nga rënia e vazhdueshme e shirave këto ditë.
Nënprefektja e rrethit të Kolonjës, Zhaneta Prifti, thotë se banorët e këtij fshati flenë çdo natë me frikën e rrëzimit të shkëmbinjve.
Ajo i është drejtuar për ndihmë institucionit të Prefektit, për të ndërhyrë sa nuk është vonë. Ditët e fundit, nga rënia e gurëve, si pasojë e reshjeve , janë rrezikuar qëndra shëndetsore, ish godina e komunës, ku funksinon edhe shërbimi postar. I njëjti fat pret edhe shumë banesa të fshatarëve. Sipas specialistëve, që kanë studiuar terenin në fshatin Barmash, shkëmbinjtë mbi këtë fshat mbeten gjithmonë në gjendje të lëvizshme. Një variant, për të larguar rrezikun e rëshqitjes së tyre , është diskutuar ai i shpërthimit me eksploziv.
Por, afërsia me shtëpitë e banimit, ka bërë që kjo metodë të mos përdoret. Të tjerë specialistë janë shprehur për të studiuar më parë terenin gjeologjik , e të vendoset më pas për ndërhyrjen. Ndërkaq, rreziku që vjen për banorët e Barmashit nga shkëmbinj , duket i pandalshëm. Sakaq , kryeplakui i fshatit ka bërë grafikun e rojeve të emergjencës , që do të mund të japin alarmin në çdo rast .
Për Lajm-Shqip
Gëzim Hashimi