Arrestohen dy drejtuesit e mjeteve të cilët nga përplasja sollën vdekjen e dy shtetasve mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja u rregjistrua në unazën e qytetit të Korcës, ku gjatë përplasjes, kanë dalë nga rruga dy mjetet.
Si pasojë njëri prej tyre ka përplasur babë e bijë duke sjellë vdekjen e menjëhershme.
Shkaktuan aksident me vdekje , arrestohen dy drejtuesit

Shtetasit Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi u shoqëruan në komisariat ndërsa sot u bë arrestimi i tyre.
Nga përplasja ndërruan jetë Sokol Hoxhallari, 32 vjec dhe vajza e tij 6 vjecare P.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korcës për veprime të mëtejshme.
Ledjona Xheladinaj
09.11.2018