Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Del në shitje spitali privat “Hygeia”, miliarda humbje
spitali
Del në shitje spitali privat "Hygeia", miliarda humbje

Del në shitje spitali privat “Hygeia”, miliarda humbje

4 vite më parë Komento

Spitali privat ‘Hygeia’ në Tiranë është nxjerr në shitje. Drejtuesit e spitalit të dytë privat më të madh në vend janë aktualisht në negociata me operatorët e tjerë si Spitali Amerikan, Spitali Salus, Spitali Gjerman. Mësohet se nuk ka ende një vendim-marrje për shkak të mosrënies dakord për çmimin.

Të ngjashme mund të lexoni:

• Korçë: Kapet në flagrancë vodhi 3 banesa arrestohet autori

• Greva e180 të burgosurve, pranohet kërkesa e tyre për dhomën e seksit

• Shitet kolegji turk Turgut Ozal, ja kush është pronari i ri

Spitali Hygeia Tiranë është spital privat i nivelit ndërkombëtar, që filloi nga puna në vitin 2010.

Ai është 100% në pronësi të spitalit grek Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia.

Investimi fillestar në Shqipëri ishte 60 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare në faqen e internetit të kompanisë. Që prej fillimit të aktivitetit, spitali në Tiranë ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk ka raportuar asnjëherë fitime. Humbjet e akumuluara në kapital, sipas bilancit të vitit 2016 ishin 2.3 miliardë lekë, apo rreth 16 milionë euro. Këto humbje të akumuluara janë të përafërta me xhiron vjetore të spitalit (që për vitin 2016 ishte 2.7 miliardë lekë).

Spitali ka dy kredi me një vlerë totale prej 20 milionë eurosh me BERZH dhe Bankën e Detit të Zi (nga 10 mln euro secila), të cilat i ka ristrukturuar dhe ka filluar t’i paguajë rregullisht në 2016-n.

Tregu i spitaleve private

Revista ekonomike “Monitor” ka pasqyruar bilancet e 7 spitaleve dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan, Hygeia Hospital – Tirana, Salus, Spitali Gjerman (Cardio & Diagnostic Center Hamburg / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian, Spitali Privat i Zemrës, kanë qarkulluar në total rreth 8.4 miliardë lekë, apo rreth 62 milionë euro, me një rritje prej 16% në raport me 2015-n.

Spitali më i madh privat në vend është American Hospital, me një xhiro prej gati 4.6 miliardë lekësh në 2016. Sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me një rritje prej 19% me bazë vjetore (të dhënat përfshijnë dhe Kosovën). Spitali vijoi të raportojë humbje prej 48 milionë lekësh, ndonëse ato pothuajse janë përgjysmuar në raport me vitin e mëparshëm. Humbja vjen nga Kosova ndërsa aktiviteti në Shqipëri është me fitim, shkruan Opinion.al.

Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, pas një rritjeje të shpejtë, është ngadalësuar në 2016-n. Të ardhurat u rritën me vetëm 3.5% në 544 milionë lekë. Edhe ky spital ka vijuar të rezultojë me humbje, ndonëse ajo është më shumë se përgjysmuar në 39 milionë lekë.

Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 36% në 295 milionë lekë.

Ai është nga të paktët me fitim, që zbriti në 25 milionë lekë në 2016-n, nga 87 milionë lekë një vit më parë.

Spitali Europian dhe Spitali Privat i Zemrës kanë shënuar rritje të fortë të të ardhurave me përkatësisht me 59 dhe 44%, ndonëse nisur nga një bazë e ulët. Spitali Europian vijon me humbje të larta, që janë më të larta se të ardhurat.

Pjesa më e madhe e spitaleve janë me humbje edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga aktiviteti. Sipas një studimi të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh. Raporti thekson se optimizmi i tepërt nga investitori apo huamarrësi është i zakonshëm në këto lloj investimesh (numri i pacientëve, të ardhurat, përfitueshmëria).

www.lajm-shqip.com

28.11.2017

Hygeia miliarda humbje privat shitje spitali 4 vite më parë
Administrator
Etiketime Hygeia miliarda humbje privat shitje spitali
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Ja programi i ceremonive shtetërore në Vlorë dhe Tiranë për 28 nëntorin

Pasardhëse

‘Bisha me 2 koka’, kënga e re e Ghetto Geasyt dhe Skivit

Të Ngjashme

15 vjeçari nga Berati do të gjykohet në policinë e Vlorës…

15 vjeçari nga Berati do të gjykohet në policinë e Vlorës…

admin 3 vite më parë
Babai u vrau nënën, fëmijët e gjyqtares Hafizi shmangin përballjen me babain …

Babai u vrau nënën, fëmijët e gjyqtares Hafizi shmangin përballjen me babain …

admin 3 vite më parë
Ironizon deputeti i LSI-s me deklaratën e Ahmetaj për moshën e pensionit në 70 vjeç

Ironizon deputeti i LSI-s me deklaratën e Ahmetaj për moshën e pensionit në 70 vjeç

Visar Quni 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com