Studentja 20 vjeçare në Francë, e cila shiti virgjërinë e saj online, tregon se ka rënë në dashuri me biznesmenin të cilit i dha virgjërinë kundrejt parave.
Në sajtin Cinderella Escorts ajo vuri në shitje virgjërinë e saj. Një zëdhënës i këtij sajti u shpreh se një biznesmen i suksesshëm, bankier në Wall Street, arriti të blinte virgjërinë e vajzës 20 vjeçare kundrejt pagesës 1.2 milionë euro.
Shiti virgjërinë e saj pë 1.2 milionë euro. Studentja 20 vjeçare bie në dashuri me blerësin.
Studentja është shprehur së fundmi se ka rënë në dashuri me blerësin e virgjërisë së saj.
Jasmine ka treguar se është rritur në një familje besimtare dhe se ka dashur të ruajë virgjërinë deri në martesë, por më pas ndryshoi mendje.
Vendosi ta shiste atë sepse i duheshin para për të nisur një biznes dhe për të udhëtuar rreth botës.
20 vjeçarja u shpreh:
“Jam e lumtur që shita virgjërinë dhe që njoha një klient të mirë. Isha pak nervoze në fillim, por në fund e pëlqeva me të vërtetë shumë. Ishte një zotëri dhe dukej shumë mirë. Nuk dua të hyj në detaje, por mund të them se do të frekuentohemi sërish bashkë. Është shumë herët të flasim për dashurinë, por diçka e mirë pritet”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
02.05.2018