Shiringa dhe Diazepam , ja streha e përdoruesve të drogës.Godinat “fantazmë” janë kthyer në shqetësim serioz për qytetarët. Bëhet fjalë për dhjetra godina të braktisura në qendër të qytetit por edhe në periferi të tij.
Shiringa dhe Diazepam , ja streha e përdoruesve të drogës
Ndonëse është një situatë e mbartur prej vitesh. Askush nuk merr masa për rikonstruksionin e godinave apo prishjen e tyre. Përvec rrezikut që paraqesin, ato janë edhe një imazh i shëmtuar për qytetin e Korcës. Të shumtë janë edhe përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët gjejnë strehë tëk këto godina. Sic shihet edhe në video shiringat dhe medikamentet tregojnë gjurmët e të droguarëve. Sipas qytetarëve ky është një problem serioz . Kjo pasi ka shumë fëmijë që jetojnë në lagjet e godinave “fantazmë”. Shqetësimi kryesor lidhet me sëmundjet që përhapen nga shiringat e shumta që përdoren nga përsonat e droguar. Situata e banesave tërësisht të amortizuara është skandal për qytetin juglindor.
Ledjona Xheladinaj
26.06.2018