Moti ditët e fundit ka shkaktuar shumë probleme në vend, e një prej tyre është edhe shembjen e një ure.
Shirat e dendur që kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar shembjen e urës, përgjatë aksit Krujë – Qafë Shtamë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites se të premtes dhe për momentin flitet vetëm për dëme materiale. Shembja e kësaj ure ka lënë të izoluar pesë fshatra dhe me qindra banorë të tyre. Duhet theksuar se kjo urë është përfunduar në dhjetor 2014, shkruan Syri.net.
Pra veç 3 vite kanë zgjatur jetëgjatësia e kësaj ure që është shembur dje si të ishte prej kartoni. Duhet parë nëse do të ketë hetime për prishjen e këtij investimi shtetëror në mënyrë kaq të shpejtë.
02.12.2017