Moderatorja e njohur Viola Spiro ka qenë mjaft e komentuar ditët e fundit në media. Arsyeja ka qënë arrestimi i të dashurit të saj.
Valentin Selaj, i cilësuar ndryshe edhe si bos kokaine në Holandë dhe Itali. Ai u arrestua në Firence. Ndërsa në media qarkulloi lajmi se ai ishte i dashuri i moderatores Spiro, citon Newsbomb.
Sakaq, Viola nuk ka dhënë asnjë argumentim lidhur me këtë çështje.
Së fundmi Viola ka postuar një video në Insastory. Ajo shfaqet në shtëpinë e saj, teksa duket nën shoqërinë e verës dhe ekranit të televizionit.
Ndërsa atmosfera bëhet edhe më e ngrohtë nga bredhi i Vitit të Ri. Sakaq, moderatorja ishte duke ndjekur finale e e reality showt italian “Grande Fratello”.