Specialistët për Krimet në Komisariatin e Shijak finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Flash”.
Një ditë më parë kanë kryer tre vjedhje banesash me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.
Vihen në pranga autorët.
Sekuestrohet një automjet, katër biçikleta, dy televizora, njësi kompjuteri, disqe automjetesh.
Janë arrestuar dy shtetas. Një ditë më parë kanë vjedhur me thyerje banesa në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.
Policia ka vënë në pranga Florjan Rushiti 29 vjeç, banues në Shijak.
Shijak: Vidhnin banesa arrestohen nga policia autorët
Serxho Llaftiu 22 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Policia ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm.
Në lagjen “Popullore” Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K.
Ata kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.
Në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. Ata kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme.
Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet tip Benz.
Ky automjet ishe në pronësi të shtetases L.R.
Mendohet se këtë automjet autorët e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura.
Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë. Katër biçikleta.
Dy televizorë të markave të ndryshme. Njësi kompjuteri, monitorë, tastierë. Tetë disqe alumini.
Silvi Feimi
21.02.2018