Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2018 në sheshin ‘Skënderbej’.
Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza.
Sheshi ‘Skënderbej’ do presë ndërrimin e viteve.
Shfaqja do fillojë nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri tek shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.
Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri.
Do të performojnë këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati.
Këta këngëtarë premtojnë një atmosferë festive dhe të gëzueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që Vitin e Ri do zgjedhin ta presin në sheshin “Skënderbej”.
Kësaj atmosfere do t’i shtojë magjinë e saj spektakli i fishekzjarrëve, i cili do të kulmojë në çastin e ndërrimit të viteve.
Për ta kthyer këtë mbrëmje në një moment vërtet festiv dhe të paharrueshëm, Bashkia e Tiranës fton qytetarët e saj në sheshin “Skënderbej”, për ta pritur të gjithë së bashku Vitin e Ri 2018.
www.lajm-shqip.com