Policia zbardh detaje nga sherri me thika në gjimnazin Eqerem Çabej.
Dy nxënës të klasës së 10-të në gjimnazin ‘Eqerem Çabej’ në Tiranë u konfliktuan në orën e Informatikës.
Njëri nga nxënësit nxorri thikën duke qëlluar aksidentalisht shoqen e klasës.
Detaje nga sherri në gjimnazin Eqerem Çabej, ja si filloi ngjarja me thika.
Në fillim u raportua se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit, por më pas policia sqaroi se gjithçka ndodhi në orën e mësimit.
Në konfliktin mes dy adoleshentëve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset e klasës që aksidentalisht mbeti e plagosur.
Dy 15 vjeçarët Xhejms Gjura e Franko Rrapi janë shoqëruar në polici.
Ndërsa vajza me iniciale J.S që mbeti e lenduar ka lënë tashmë spitalin. Shkolla ka pezulluar dy nxënësit deri në përfundim të hetimit.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Sqarim për ngjarjen në shkollën ‘Eqerem Çabej’, Tiranë.
Dy nxënës të klasës së X-të, I.XH dhe F.R, 15 vjeç, u konfliktuan me njëri-tjetrin në orën e informatikës rreth orësh 10.00.
Nga konflikti mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset e cila aksidentalisht dhe u plagos.
E plagosura J.S mori mjekim dhe është jashtë rrezikut.
Shkolla ka pezulluar dy nxënësit deri në përfundim të hetimit.
www.lajm-shqip.com