Një sherr për parakalimin mes dy drejtues automjetesh ka degraduar në përdorimin e pistoletës. Gjithçka ka ndodhur në orët e pasdites, kur dy të rinj për shkak të një parakalimi të gabuar pranë “Rrugës së Çipajve” për pak sa nuk janë përplasur.
Të dyja palët kanë dalë nga automjetet dhe fillimisht kanë nisur të përplasen me fjalë.
Brenda pak minutash situate ka degraduar ku një prej të rinjve ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur në drejtim të palës tjetër. Fatmirësisht asnjë plumb nuk ka prekur njeri. Banorë të zonës kanë njoftuar policinë dhe sapo ka mbërritur të gjithë persnat janë larguar. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, duke shoqëruar më pas 3 persona në komisariat.
Sipas bluve, nesër pritet të jepen detaje në lidhje me ngjarjen.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti